Flash News

E-TJERA

Goditet me sende të forta 14-vjeçari në Korçë, pëson fraktura në kokë, niset drejt Traumës

Goditet me sende të forta 14-vjeçari në Korçë,

Një 14- vjeçar u plagos rëndë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës. Sipas policisë, i mituri është lënduar gjatë një konflikti me disa bashkëmoshatarë të tij në lagjen nr. 12.

14-vvjeçari është goditur me sende të forta në kokë dhe ka pësuar fraktura të rënda. Pas mjekimit në Spitalin e Korçës, i mituri është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë një trajtim të specializuar.

Disa bashkëmoshatarë të të plagosurit janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Të fundit