Flash News

E-TJERA

Goditi mësuesen me karrige, lihet në arrest shtëpie 16-vjeçari në Lezhë

Goditi mësuesen me karrige, lihet në arrest shtëpie

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.

Incidenti ndodhi dy ditë më parë në ambientet e brendshme të klasës gjatë orës së mësimit. Pre e sulmit nga nxënesi i saj ra Majlinda Palushi e cila prej vitesh jep lëndën e matematikës në këtë gjimnaz.

Sipas nxënësve ka pasur një debat mes 16 vjeçarit dhe mësueses së matematikës, ku sipas tyre, në debat e sipër i ka përmendur të atin i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë.

Kjo e ka acaruar adoleshentin duke ndërmarrë veprimin ekstrem duke e goditur me karrige. Kanë qenë shokët e klasës të cilët menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë njoftuar mësuesen kujdestare.

Të fundit