Flash News

E-TJERA

Gonzato mesazh në Ditën e Evropës: Nuk ka rrugë të shkurtër drejt BE-së, as shmangie të kritereve

Gonzato mesazh në Ditën e Evropës: Nuk ka rrugë të

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës. Gonzato e ka vënë theksin tek reformat dhe zbatimi i tyre.

“Nuk ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit, as shmangie të kritereve”, tha Gonzato.

Ai shtoi se Bashkimi Europian po punon për të forcuar stabilitetin dhe kapacitetet e tij, ndërsa theksoi se paqja nuk është e garantuar, por duhet mbrojtur çdo ditë.

“Bashkimi Evropian po përgjigjet duke u bërë më i aftë dhe duke fuqizuar kundërpërgjigjen e tij. Po bëjmë gjithçka që mundemi për stabilitetin. Paqja nuk është falas, ajo duhet mbrojtur çdo ditë. Duke mbështetur Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim, Evropa po investon në këtë rrugë. Procesi i integrimit fillon dhe mbaron me garantimin e të drejtave themelore: luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës, që është me rëndësi për vendin dhe rajonin”, u shpreh ai.

Të fundit