Flash News

E-TJERA

Grabitja e argjendarisë, vlera e bizhuterive përllogaritet në 7 mln lekë

Grabitja e argjendarisë, vlera e bizhuterive përllogaritet në 7

Të tjera detaje janë bërë publike ditën e sotme në lidhje me grabitjen e argjendarisë një ditë më parënë zonën e Kamzës.

Vlera e bizhuterive të grabitura përllogaritet të jetë rreth 7 milionë lekë. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, kur dy persona të maskuar dhe  të armatosur futen në argjendari duke marrë sende me vlerë dhe më pas u larguan.

Nderkohe kamerat e sigurisë kanë zbuluar itinerarin e autorëve, ndërsa Policia e Tiranës vijon kontrollet dhe verifikimet për identifikimin e tyre.

Autorët janë larguar menjëherë pas grabitjes në drejtim të Zallherrit, duke lëvizur me motor dhe gjithmonë të maskuar në çdo sekuencë filmike të pamjeve të kamerave të siguruara.

Të fundit