Flash News

E-TJERA

Grabitja e Rinasit, vëllezërit Çala kërkojnë rigjykim në Kushtetuese

Grabitja e Rinasit, vëllezërit Çala kërkojnë rigjykim

Grabitja në aeroportin e Rinasit është rikthyer sërish në vëmendje, pasi vëllezërit Klement Çala dhe Eldi Çala kanë depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë.

Kërkesa është paraqitur nga avokatët mbrojtës,të cilët kërkojnë prishjen e vendimit dhe rikthimin e çështjes për rigjykim.

Sipas mbrojtjes, gjatë shqyrtimit gjyqësor janë shkelur të drejtat kushtetuese të të dënuarve dhe nuk janë respektuar standardet e një procesi të rregullt ligjor.

Më herët, Gjykata e Lartë kishte lënë në fuqi vendimet e dënimit për grupin e përfshirë në grabitjen spektakolare të prillit 2019 në aeroportin “Nënë Tereza”, ku u grabitën miliona euro nga një automjet që transportonte para për bankat e nivelit të dytë.

Për këtë çështje, Klement Çala është dënuar me 20 vite burg, ndërsa Eldi Çala me 17 vite burg. Në total, për të gjithë të pandehurit e dosjes janë konfirmuar mbi 120 vite burg.

 

Të fundit