Flash News

E-TJERA

Tensionet me Greqinë për Belerin, Al Jazeera: Rama nuk pranoi të intervistohej, tha se ishte “i ngopur me këto marrëzi”

Tensionet me Greqinë për Belerin, Al Jazeera: Rama nuk pranoi të

Greqia po kërcënon se do të pengojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian pas arrestimit të Fredi Belerit disa ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Beleri u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit dhe shitblerjes së votës.

Ministria e Jashtme greke paralajmëroi më herët se ky akt i Shqipërisë do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet me shtetin fqinj dhe unionin.

“Ky vendim do të ketë pasoja në marrëdhëniet e BE-së me Shqipërinë, e cila varet nga rregullat evropiane dhe shteti i së drejtës”, njoftoi Ministria e Jashtme greke.

Petros Beleri, djali i kryebashkiakut të Himarës, tha se arrestimi i tij kishte një qëllim politik.

“Ai i terrorizoi njerëzit, veçanërisht në fshatrat etnikisht shqiptarë që janë shumë larg nga qyteti i Himarës,” tha Petros Beleri për Al Jazeera. “Njerëzit kishin frikë dhe votuan për njeriun e Ramës. Në këtë mënyrë humbën më shumë se 1000 vota. Kryeministri e dinte se po shkonte për një humbje të madhe në Himare mesazhi që njerëzit morën ishte, ‘Unë jam në krye në Himarë dhe kush nuk është dakord do të marrë këtë trajtim’, tha Petros Beleri.

Ish-kryeministri Sali Berisha, Partia Demokratike opozitare e të cilit mbështeti Belerin, e quajti atë "të burgosur politik".

Këshilli i Evropës, gjithashtu, shprehu shqetësimet e tij për ndalimin e vazhdueshëm të Belerit, duke thënë se ai kundërshton prezumimin e pafajësisë.

“Kishte një pjesë të tërë të fjalimit të tij ku ai e quajti Belerin analfabet, të shëmtuar, budalla, një përfaqësues i Greqisë dhe i padenjë për postin shqiptar,” tha për Al Jazeera Thodoris Goumas, president i Unionit etnik Himariot.

Kreu i partisë së Belerit tha se interesi i Ramës për të mbajtur bashkinë nën kontrollin socialist sillet rreth tokës.

“Gjatë gjithë këtyre viteve Himare është subjekt i agresionit të politikanëve që duan të shkatërrojnë strukturën e pronësisë – njerëz që janë klientë të kryeministrit dhe përfaqësojnë interesat e tij. Është një qëllim strategjik për ta,” tha për Al Jazeera Vangjel Dule, kreu i Omonoia-s.

“Ka miliarda në lojë”, tha Petros Beleri. “Klientët e Ramës kanë sekuestruar prona të mëdha dhe kanë ndërtuar resorte.”

Rama nuk pranoi të intervistohej për këtë artikull, duke thënë se ishte “i ngopur me këto marrëzi”.

“Shqipëria nuk është Bashkimi Sovjetik dhe Beleri nuk është shkrimtari i ndjerë rus Aleksandr Solzhenitsyn, por një i arrestuar për akuza korrupsioni në një vend demokratik”, shkruan Rama për Al Jazeera.

Të fundit