Flash News

E-TJERA

Greqia rikthen në tryezë çështjen e kufirit detar, Nikos Dendias pritet në Tiranë

Greqia rikthen në tryezë çështjen e kufirit detar, Nikos
Greqia duket se po shton lëvizjet diplomatike për të rikthyer në tryezë negociatat me Shqipërinë për çështjen e kufijve detarë. Sipas gazetës greke To Vima, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë në Tiranë, ku pritet të ketë takime të nivelit të lartë për të riaktivizuar procesin e mbetur pezull prej disa vitesh.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Dendias pritet të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Sipas medias greke, fokusi kryesor i bisedimeve do të jetë rikthimi i iniciativës së dakordësuar në tetor të vitit 2020, kur Athina dhe Tirana shprehën gatishmërinë për ta dërguar çështjen e kufirit detar në Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“To Vima” shkruan se të dyja palët po përpiqen të shfrytëzojnë klimën pozitive të krijuar së fundmi në marrëdhëniet mes dy vendeve. Kjo lëvizje vjen pas vizitës së fundit të Ramës në Greqi dhe në kuadër të mbështetjes që Athina po jep për avancimin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në qendër të diskutimeve mbetet përgatitja e një marrëveshjeje zyrtare, e cila do t’i hapte rrugë dërgimit për gjykim ndërkombëtar të mosmarrëveshjes për shelfin kontinental dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të fundit