Flash News

E-TJERA

Grida Duma: Sali Berisha, njeriu që rrëzoi Murin e Berlinit në Shqipëri

Grida Duma: Sali Berisha, njeriu që rrëzoi Murin e Berlinit në

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për akuzat që SPAK ka ngritur ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

E ftuar në “Wake Up”, Duma u shpreh se nuk kishte dashur ta shihte në këtë situatë Berishën, duke vlerësuar se ai është njeriu që krijoi një Parti Demokratike, dhe mbi të gjithë, njeriu që rrëzoi Murin e Berlinit në Shqipëri.

Duma tha se të gjithë ia njohin peshën Berishës.

“Sigurisht. Si një njeri që hyra në politikë në qeverisjen e Berishës, padiskutim. Por ajo që i thashë ‘a duhet që Partia Demokratike të ketë moshën biologjike të Sali Berishës’, unë besoj që është goditja më e madhe që i është dhënë atij në publik drejtpërdrejtë. Pavarësisht se është thënë qetësisht nga unë.

Por sot do ti thoja që këto beteja ia kemi parë, i ka parë gjithë opinioni publik dhe qytetarët shqiptarë. Unë nuk do të doja kurrë që individi që krijoi një Parti Demokratike, që hodhi Murin e Berlinit në Shqipëri, të mund të vijonte një betejë për figurën dhe respektin individual të tij.

Nuk mund të jetë sot çështje ‘je me Berishën, nuk je me Berishën’, sepse të gjithë pothuajse e kanë treguar që ia njohin peshën Berishës elektorale dhe le të themi të kronologjisë historike”, tha Duma.

Të fundit