Flash News

E-TJERA

Hantavirusi/ Cilat janë moshat më të rrezikuara?

Hantavirusi/ Cilat janë moshat më të rrezikuara?

Erion Dasho, ekspert i Shëndetit Publik, ka treguar kategoritë e personave të cilët rrezikojnë më shumë të preken nga Hantavirusi.

Në një lidhej direkt për A2 CNN, Dasho tha se bëhet fjalë për grupmoshat me sëmundje kronike, moshat e treta dhe ata me imunitetit të dobët. Ai shpjegoi se disa persona e kalojnë si një virozë të thjeshtë pa e kuptuar.

“Zakonisht personat me moshë të kaluar, personat e prekur nga sëmundjet kronike, personat me imunitet të dobësuar, kanë një rrezik më të madh për të zhvilluar komplikacione, dhe për të humbur jetën. Pra si shumë sëmundje të ngjashme, është një grupmoshë pothuajse e ngjashme me atë të Covid-it që është më e rrezikuar për të zhvilluar forma të komplikuara. Pjesa më e madhe e personave e kalojnë hantavirusin si një virozë të thjeshtë, madje as nuk e marrin vesh, nuk e mësojnë gjatë jetës që e kanë kaluar, por një pjesë e vogël komplikohet, me komplikacione pulmonare dhe në veshka”, tha Dasho.

Të fundit