Flash News

E-TJERA

Hapja e dosjeve, Godole: Zgjodhëm modelin e gabuar, merremi me spiunët dhe jo me drejtorët e tyre

Hapja e dosjeve, Godole: Zgjodhëm modelin e gabuar, merremi me spiunët

Jonila Godole, nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë kritikon mënyrën se si u bë hapja e dosjeve.

E ftuar në A2CNN, ajo tha se Shqipëria ndoqi modelin e gabuar, pasi sipas saj fokusi ka qenë i vendosur te “spiuni” dhe kurrë te oficerët e sigurimit apo ata që bënin politikat.

“Kam folur shumë duke ofruar modelet që ka ndjekur Gjermania, Rumania apo Polonia për hapjen e dosjeve. Modeli që ne morëm, që ishte modeli gjerman, ishte ai i gabuari. Ishte modeli që nuk do të funksiononte në rastin e Shqipërisë dhe që nuk ka funksionuar sot e kësaj dite. Unë do të kisha zgjedhur modelin çek, që bën një transparencë më të madhe”, tha Godole.

“Nuk ishte nevoja të ngrihej një strukturë tjetër që kërkon një numër të madh punonjësish, por këtë buxhet të madh ta kishim përdorur për të sistemuar arkivin e Ministrisë së Brendshme. Që në fillim u krijua një strukturë ndoshta e panevojshme. Nga viti 2015, që u miratua ligji, fokusi ka qenë i vendosur te “spiuni” dhe kurrë te oficerët e sigurimit apo ata që bënin politikat.

Kjo ka qenë kritika ime më e madhe ndaj kësaj. Prandaj, po të zgjidhej modeli çek, do të nisej nga hierarkia më e lartë: nga drejtori deri te ushtarët. Drejtorët vijojnë të gëzojnë pensionet e tyre dhe respektohen si gjyshër”, shtoi Godole.

Top of Form

 

Të fundit