Flash News

E-TJERA

Haradinaj: Kam shumë kohë që s’komunikoj me Ramën, miqësi personale me Metën, doktor Berishën, Lulin e Monikën

Haradinaj: Kam shumë kohë që s’komunikoj me Ramën,

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova ka marrëdhënie te respektueshme me Turqinë se e ka njohur Kosovën, por Kosova është vetvetja.

Haradinaj: Ne kemi marrëdhënie te respektueshme me Turqinë se e ka njohur Kosovën, por Kosova është vetvetja. Nuk mund të komentoj pozicionimin e kryeministrit Rama se ka kalkulimet e veta, por unë kam qëndrimet e mia lidhur me atë që ne jemi si shqiptarë dhe të mbesim vetvetja pavarësisht influencave.

Nuk i di mirë kontekstet e Tiranës zyrtare me Athinën Zyrtare dhe Ankaranë Zyrtare. Ne duhet të bëjmë kujdes që të mos dërgojmë mesazhe jo të qarta me aleatët tanë evropianë të sigurisë. Duhet të bëjmë kujdes edhe me Uashingtonin. Ato situata me presidentit Erdogan nuk ishin një qëllim për të pasur konflikt me të, por ishin një detyrim kushtetues që kisha.

Nuk mund të fshihemi sepse orientimi ynë është euroatlantik dhe për këtë nuk duhet të kemi ndonjë farë dileme. Kam shumë kohë që nuk kam komunikim me Ramën, qysh prej samitit të Berlinit.

Po ashtu, Haradinaj u shpreh se ka miqësi personale me Metën, por edhe kryedemokratin Basha, me kryetaren e LSI, Kryemadhi dhe Sali Berishwn.

Haradinaj: Presidenti i Kosovës do të punojë me të gjithë në Shqipëri. Unë kam miqësi personale me Metën, por si bashkëpunim institucional nuk do të kishte fare pengesa. Unë kam miqësi edhe me doktor Berishën, me Lulin, me Monikën.

Thelbi është që jemi dy organizimi që mbajmë përgjegjësi dhe në këtë rast nuk do të lejoja që diçka personale të pengonte shqiptarët. Berisha është mjaft i pëlqyer nga një pjesë e mirë e njerëzve në Kosovë. Edhe të tjerët kanë pëlqime, por Berisha është veç në këtë pëlqyeshmëri. Ndërsa Meta është politikani që i jep më shumë kohë Kosovës.

 

 

Të fundit