Flash News

E-TJERA

Havertz shkund rrjetën e PSG-së, londinezët mbyllin pjesën e parë në avantazh

Havertz shkund rrjetën e PSG-së, londinezët mbyllin pjesën e

Arsenal e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të finales së UEFA Champions League ndaj PSG-së, falë golit të shënuar nga Kai Havertz në minutën e 6-të.

Londinezët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutat e para. Havertz përfitoi nga një aksion i ndërtuar mirë nga skuadra e Mikel Artetës dhe mposhti portierin kundërshtar për t’i dhënë epërsinë Arsenalit.

Pas golit të pësuar, PSG u përpoq të reagojë dhe mori më shumë kontroll mbi topin, duke krijuar disa raste të rrezikshme para portës angleze. Megjithatë, mbrojtja e Arsenalit u tregua e kujdesshme dhe arriti të neutralizojë tentativat e kampionëve në fuqi.

Edhe Arsenal pati mundësi për të dyfishuar shifrat përmes kundërsulmeve të shpejta, duke vënë shpesh në vështirësi repartin defensiv të skuadrës franceze.

Në fund të 45 minutave të para, ishte goli i hershëm i Havertz që bëri diferencën, me “Topçinjtë” që shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal 1-0 dhe 45 minuta larg realizimit të ëndrrës për të fituar për herë të parë në histori trofeun e Champions League.

Të fundit