Flash News

E-TJERA

Haxhiu kundër Ramës: Përjashtimi i demokratëve nga Kuvendi, vendim i gabuar

Haxhiu kundër Ramës: Përjashtimi i demokratëve nga Kuvendi,

Analisti Baton Haxhiu është shprehur kundër praktikës së maxhorancës në Kuvend për të përjashtuar deputetët demokratë të cilët bllokojnë foltoren, për të marrë të drejtën e fjalës.

I ftuar në Syri Tv, Haxhiu u shpreh se kryeministri Rama duhet të jetë i pranishëm në interpelancë, në debat për të dhënë sqarime. Haxhiu tha se Rama është i detyruar të shkojë në Parlament.

"Jam kundër që deputetët të përjashtohen, jam kundër që parlamentarizmi të zhvillohet në rrugë. Deputetët duhet të jenë aty, kryeministri duhet të jetë në interpelancë dhe të vazhdojë debati. Një kryeministër e ka një ndjenjë të keqe kur del në interpelancë për të dhënë sqarime të cilat ndonjëherë i takojnë vetëm qeverisë. Prandaj demokracia përfaqësuese e largon njeriun nga të qenit autokrat. Secili kryeministër është i detyruar të shkojë në Parlament", u shpreh Baton Haxhiu.

Të fundit