Flash News

E-TJERA

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, thirret në prokurori drejtori i AKU-së

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë,

Thirret në prokurorinë e Tiranës drejtori i AKU-së, Ersid Hasanllari, lidhur me hetimet për helmimin e 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, pritet të marrë sqarime lidhur me procedurat e ndjekura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe vonesën në dorëzimin e rezultateve të analizave pranë organit të akuzës, ndonëse AKU i bëri publike ato një ditë më parë.

Sipas rezultateve të publikuara nga AKU, nga nëntë mostrat e marra në kompaninë e kateringut “SORI-AL”, tetë kanë rezultuar brenda standardeve, ndërsa një kampion me makarona të gatshme, i marrë në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë në Sauk, ka rezultuar i kontaminuar me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.

Të fundit