Flash News

E-TJERA

Helmimi i 56 studentëve tek Akademia e Sigurisë, AKU bllokon aktivitetin e kompanisë 'SORI-AL'

Helmimi i 56 studentëve tek Akademia e Sigurisë, AKU bllokon

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar aktivitetin e kompanisë 'SORI-AL', në pronësi të Alma Tafanit, pas dyshimeve për helmimin e 52 kursantëve të Akademisë së Sigurisë.

Sipas njoftimit të AKU-së, analizat laboratorike të kryera mbi mostrat e ushqimit kanë treguar se makaronat e dyshuara kanë rezultuar me prezencë të bakterieve Escherichia coli dhe Staphylococcus aureus koagulazë pozitive, duke i klasifikuar si produkte jokonforme dhe të pasigurta për konsum.

Autoritetet kanë bërë me dije se subjekti Sori.al është ende në kërkim, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe përgjegjësitë për rastin.

"Nga laboratori i Referencës ISUV informohemi se tetë mostra të kampionuara kanë dalë brenda normave dhe një kampion makarona produkt i gatshëm ka rezultuar jokonform për ngarkesë mbi norme Escherichia.Coli dhe B staphylococcus koagulaze pozitive, mostër kjo e kampionuar në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk.

Për këto gjetje AKU mori masën e ndërprerjes së aktivitetit, deri në plotësimin e kërkesave ligjore nga OBU për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës.

Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë, në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku është kryer prodhimi i këtyre produkteve, referuar konstatimeve të institucioneve shëndetësore, mbi raportin përfundimtar të hetimit epidemiologjik për rezultatet jokonforme për tregues të higjenës, evidentuar në kampionët në ruajtje si dhe në disa prej pajisjeve të punës,

AKU mori masa për ndërprerjen e aktivitetit të subjektit SORI-AL edhe në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura", thuhet në njofton.

Gjithashtu u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare. Subjektit iu la detyrë marrja e masave për kryerjen e procedurës së asgjësimit referuar produktit të bllokuar rezultuar jo konform.

 

Të fundit