Flash News

E-TJERA

Helmimi i studentëve, Lala zbardh detajet: Kompania i përket partneres së Nikolin Jakës, nuk u gjet në banesë

Helmimi i studentëve, Lala zbardh detajet: Kompania i përket partneres

Gazetarja e News 24, Klodiana Lala zbardhi detaje lidhur me helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se helmimi ka ndodhur pas kateringut që bëri kompania “Sori-Al” e kreut të Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Nikolin Jaka, ndërsa partnerja e tij, administratore e kompanisë nuk është paraqitur për të dhënë shpejgime.

Sipas saj, njëri nga studentët ka pretenduar se kur ka ngrënë drekën, brokoli ka qenë i thartuar.  

“Studentët janë paraqitur për simptoma të ngjashme me ato të helmimit. Ka pasur dyshime që mund të ishin helmuar nga konsumimi i drekës. Ka rezultuar se kompania Sori-Al kishte marrëveshje kateringu. Ka nisur hetimi dhe policia ka njoftuar institucionet. Njëri nga studentët ka pretenduar se kur ka ngrënë drekën, brokoli ka qenë i thartuar.

Është marrë i gjithë vakti i drekës. Zonja Alma Tafani është partnerja e zotit Nikolin Jaka. Kompania Sori-Al ka kontratë me Akademinë. Është bërë kontrolli i banesës së saj dhe ajo nuk është gjetur aty. Nuk është paraqitur në mënyrë të vullnetshme për të dhënë shpjegimet e veta. Problematika me sigurinë ushqimore është një ndër problematikat më të mëdha," tha Lala.

Të fundit