Flash News

E-TJERA

Helmimi i studentëve, thirret në Prokurori ish-drejtori i AKU Tiranë

Helmimi i studentëve, thirret në Prokurori ish-drejtori i AKU

Ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Tiranën, Ersid Hasanllari është thirrur paraditen e kësaj të marte, 19 maj, në Prokuororinë e Tiranës.

Hasanllari po pyetet nga organi i akuzës në cilësinë e deklaruesit për helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë. Mësohet se pas tij do të pyetet edhe drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Flutura Polaci

Interesi i prokurorisë për të mësuar nëse kanë kryer apo jo inspektime apo nëse kanë urdhëruar kontrolle më herët. 56 studentë u helmuan nga ushqimi që konsuamuan për drekë, ndërsa pritet ekspertiza për 52 prej tyre.

Studentët e Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital më 7 maj, me shenja helmimi pasi kishin konsumuar vaktin e drekës në ambientet e akademisë.

Administratorja e Kompanisë SORI-Al” Alma Tafani, u shpall në kërkim nga policia. Blutë arrestuan kuzhinierin Kujtim Ballgjini dhe Kristjana Plaka teknologe e ushqimit në kompaninë që sillte ushqimin në Akademinë e Sigurisë, ndërsa në gjendje të lirë u vu bjë tjetër teknologe ushqimi në SORI-Al”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kreu verifikime në subjektin që e prodhon ushqimin në ambientet e kuzhinës së garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë. Produktet e prodhuara ishin shpërndarë tek pikat kontraktuese.

Por aty AKU thotë se mori mostra të djathit, kosit, vezëve, e sallamit për analizim në laboratorin e ISUV. AKU bllokoi 67.3 kg produkte dhe 1350 kokrra vezë. Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj SORI-Al” u vendos 100 mijë lekë gjobë

Mostra për analizim mikrobioligjik u morën edhe te Akademia e Sigurisë, ku u konstatuan pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkte ushqimore. Edhe në këtë rast, ndaj subjektit u vendos 100 mijë lekë gjobë për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë

Deri në fund të vitit 2025, kompania Sori-Al rezulton si fituese e 75 tenderave publikë, me vlerë totale 4.2 miliardë lekë.

Të fundit