Flash News

E-TJERA

Helmimi masiv në Krujë, shkon në 500 numri i qytetarëve që kanë shkuar për mjekim në spital

Helmimi masiv në Krujë, shkon në 500 numri i qytetarëve

Ka shkuar rreth 500 numri i qytetarëve që kanë shkuar në spitalin e Krujës për ndihmë mjekësore. Raportohet se numri gjatë orëve të fundit ka ardhur në zbritje.

Helmimi masiv dyshohet se ka ardhur nga uji, ndërsa një ditë më parë Ujësjellësi i Krujës bëri me dije se nga të dhënat e deritanishme është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Në këto kushte, Ujësjellësi kërkoi zbrazjen e depozitave të ujit.

Kjo situatë vijon prej ditës së dielë. Qytetarët janë paraqitur në spital me të vjella, dhimbje koke apo barku, por nuk ka patur raste të rënda të përkeqësimit të shëndetit të tyre.

 

Të fundit