Flash News

E-TJERA

Helmimi tek Akademia e Sigurisë, reagon policia: U helmuan nga ushqimi, në kërkim administratorja e kompanisë

Helmimi tek Akademia e Sigurisë, reagon policia: U helmuan nga ushqimi,

Policia ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë në Tiranë. 

Sipas policisë, dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit. Studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore. 

Në pranga janë vënë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim Alfa Tafani administratore e kompanisë Sori-al.

Të fundit