Flash News

E-TJERA

Hetimet e vdekjes se 3 vjeçarit, kunata e Ermonela Felajt në Prokurorinë e Tiranës refuzon me arrogancë gazetarët

Hetimet e vdekjes se 3 vjeçarit, kunata e Ermonela Felajt në

Gazetarja e News 24, Klodiana Lala ka denoncuar në rrjetet sociale se si Prokurorja e Tiranes Alma Felaj refuzon me arrogancë t’i përgjigjet medias.

Ajo shkruan se Felaj është pyetur për hetimet e vdekjes se 3 vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti disa javë më parë në Tiranë, por ajo i është përgjigjur “Kam punë më të rëndësishme për të bërë, jo t’ju përgjigjem ju”.

“Prokurorja e Tiranes Alma Felaj refuzon ti pergjigjet medias ne lidhje me hetimet e vdekjes se 3 vjecarit qe dyshohet se erdhi si pasoje e mbidozes se narkozes. Arroganca e saj ka kapur majat.

Felaj thote gjithe prepotence: Kam pune me te rendesishme per te bere, jo tju pergjigjem ju.

Pika mu ne lule te ballit KLP!”, shkruan Lala.

Hetimet e vdekjes se 3 vjeçarit, kunata e Ermonela Felajt në

Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e katërt e saj që u emërua në Prokurorinë e Tiranës gjatë viteve të fundit. Aty punojnë gjithashtu bashkëshorti dhe motra e deputetes Felaj si prokurorë dhe vëllai i saj si oficer i policisë gjyqësore.

 

 

 

Të fundit