Flash News

E-TJERA

Skandali 'McGonigal', hetimi ndaj ish-zyrtarit do të përfshijë informacion të klasifikuar

Skandali 'McGonigal', hetimi ndaj ish-zyrtarit do të

Çështja penale kundër ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, do të përfshijë informacione të klasifikuara së bashku me komunikimet elektronike, të dhënat financiare dhe fotografitë e mbikëqyrjes, ka thënë një prokuror të enjten gjatë seancës gjyqësore, raporton Abc News.

McGonigal, i cili është deklaruar i pafajshëm për akuzat për lidhjet e tij me oligarkun rus të sanksionuar Oleg Deripaska, u shfaq pranë avokatit të tij dhe një bashkë të pandehuri, por nuk tha asgjë.

Prokurorët zbuluan llojet e provave që prisnin të përdornin dhe gjyqtari udhëzoi të dy palët të punonin në një urdhër mbrojtës për t'u siguruar që asgjë e klasifikuar të mos zbulohej.

Mbrojtësit iu dhanë 90 ditë shtesë për të shqyrtuar të gjitha provat e zbuluara deri më tani. Një avokat i bashkë të pandehurit të McGonigal, ish-diplomatit rus Sergej Shestakov, i kërkoi qeverisë të kontrollonte dosjet e agjencive të inteligjencës për prova që mund të ishin të dobishme për mbrojtjen.

Shestakov akuzohet në të njëjtën aktakuzë si McGonigal, një ish-udhëheqës i kundërzbulimit në Zyrën Fushore të FBI-së në Nju Jork, me pretendimin se i ka ofruar shërbime Deripaska-s pasi McGonigal u tërhoq nga zyra, pavarësisht se ishte në dijeni për sanksionet e SHBA-së ndaj Deripaskës për mundësimin e agresionit rus në Ukrainë.

McGonigal akuzohet veçmas në Uashington, për marrjen e parave nga një shtetas shqiptar ndërsa ishte ende në FBI, rast për të cilin u deklarua i pafajshëm në atë rast.

Në skandalin e McGonigal përmendet edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka pranuar më herët se është takuar me ish-zyrtarin e FBI-së me kërkesën e McGonigal. Mediat amerikane kanë nxjerrë detaje nga dosja hetimore, sipas të cilave McGonigal ka shkëmbyer para për favore duke u mbështetur në marrëdhëniet e tij ndërmjet zyrtarëve amerikanë dhe kryeministrit shqiptar për të dhënë rezultatet që donin klientët e tij.

Të fundit