Flash News

E-TJERA

Hetimi për korrupsion në qeveri, deputetja ekuadoriane kërcënohet nga mafia shqiptare

Hetimi për korrupsion në qeveri, deputetja ekuadoriane

Një deputete ekuadoriane me emrin Viviana Veloz ka denoncuar se ajo dhe këshilltari i saj kanë marrë kërcënime me vdekje nga mafia shqiptare.

Sipas medias “El Universe”, deputetja u shpreh se arsyeja e këtij kërcënimi ka qenë ndalimi i hetimeve për korrupsionin në qeveri, në kuadër të çështjes Encuentro. Gjithashtu dhe parandalimi i raportimit të policisë për lidhjet e dyshuara mes trafikut të drogës dhe mafies shqiptare.

Këtë kërcënim Veloz e ka bërë të ditur në një seancë virtual të komisionit që heton këtë rast. Ajo tregoi një fotografi në të cilën dukej një shënim në automjetin e këshilltarit të saj Christian Gonzales.

Në të duket flamuri shqiptar dhe fjalën “i vdekur”, në kohën ku makina ishte parkuar jashtë Universitetit Qendror të Ekuadorit. Ajo tha se kishte marrë dhe mesazhe kërcënuese në llogarinë e saj në Instagram.

“Kërcënime me vdekje dhe se ata do të bëjnë një tentativë për jetën e prindërve të mi dhe të familjes sime nëse nuk ndaloj hetimin e çështjes Encuentro dhe hetimin e raportit të madh. Madje, brenda atij mesazhi më kanë dërguar edhe udhëzimet që sipas tyre duhet të ndjek”, ka thënë ajo.

Hetimi për korrupsion në qeveri, deputetja ekuadoriane

Të fundit