Flash News

E-TJERA

“Hiq denoncimin se nuk del gjallë”, motra e 26-vjeçares që u p*rdhunua në Vlorë flet për kërcënimet

“Hiq denoncimin se nuk del gjallë”, motra e 26-vjeçares

Motra e 26-vjeçares së përdhunuar në Vlorë ka rrëfyer kërcënimet që ka marrë nga familjarët e autorëve.

\Në "Opinion", ajo ka treguar se si fillim, tre djemtë që kanë përdhunuar 26-vjeçaren kanë qenë njëkohësisht në dhomë. Në mëngjes, ata e kanë lënë pranë recepsionit ku punonjësi ka lajmëruar policinë dhe ambulancën e më pas vajza ka përfunduar në spital.

Së dyti, 26-vjeçarja pretendon se pa dijeninë e saj i është hedhur lëndë narkotike gjatë darkës që kanë qenë duke konsumuar.

Sipas motrës së 26-vjeçares, vajza nuk e ka tërhequr denoncimin ndonëse është kërcënuar dy herë.

Biseda

Blendi Fevziu: Në çfarë gjendjeje është vajza në këto momente që flasim?

Familjarja: Nuk është se është në gjendje të mirë se normalisht atë që ka vuajtur, ka hequr dhe ka pirë, normalisht që nuk është mirë… dhe në spital i ka shkuar mamaja e njërit nga personat.

Blendi Fevziu: Mamaja e njërit nga tre djemtë që ishin me të në dhomë? Për çfarë i ka shkuar?

Familjarja: Po, ka shkuar në spital atë ditë dhe i ka thënë motrës që “do heqësh denoncimin se djalin tim e pret një vajzë 7-muajshe në shtëpi dhe ti duhet të heqësh denoncimin se nuk do dalësh e gjallë nga dera e spitalit”.

Blendi Fevziu: E ka kërcënuar nëna e njërit nga djemtë?

Familjarja: Po.

Blendi Fevziu: Por nuk e ka tërhequr denoncimin apo e ka tërhequr denoncimin? Se ka pasur lajme kontradiktore, ka pasur lajme që e tërhoqi, lajme që e ka mbajtur denoncimin.

Familjarja: Nuk e ka tërhequr denoncimin se unë e di shumë mirë se po merrem me këtë gjë, nuk e ka tërhequr denoncimin, del mamaja e këtij  personi dhe vajti e hyn shoku i personit dhe e kërcënon edhe ai. I thotë “do e heqësh denoncimin se nuk do dalësh e gjallë që këtej ose do të të vrasim familjen ose do të të vrasim ty, duhet ta heqësh denoncimin”.

Blendi Fevziu: Pra janë bërë dy kërcënime. Po ka qenë në gjendje t’i priste motra juaj në ato kushte?

Familjarja: Motra ime, po.

Të fundit