Flash News

E-TJERA

Hiqej si pro*titutë dhe i dërgonte burra ish të dashurës në shtëpi, arrestohet shqiptari

Hiqej si pro*titutë dhe i dërgonte burra ish të dashurës

Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për përndjekje ndaj një gruaje me të cilën kishte pasur një lidhje romantike.

Sipas akuzave, 38-vjeçari pasi ka shkëputur lidhjen, ka frikësuar ish të dashurën e tij duke e kërcënuar se do ta qëllonte në kokë.

Jo vetëm kaq, pasi krijoi një profil në rrjetet sociale me emrin e një gruaje, ai u shtir si prostitutë duke dërguar burra në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, të cilët kërkonin shërbime seksuale sipas marrëveshjes online.

Në vetëm një mbrëmje i dyshuari kishte telefonuar mbi 100 herë në celularin e gruas, e cila nga frika e kërcënimeve të vazhdueshme, e kishte denoncuar në polici.

Prandaj, hetimet nëpërmjet internetit lejuan policinë të gjurmonte dhe të bllokonte profilin e rremë të krijuar për të joshur burrat dhe për t’i dërguar ata në shtëpinë e ish-të dashurës.

Të fundit