Flash News

E-TJERA

Holta Zaçaj zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Holta Zaçaj zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur sot kryetaren e re. Holta Zaçaj mori 5 vota, numri minimal për t’u shpallur fituese.

Zaçaj garoi përballe dy kandidateve të tjera, Fiona Papajorgji e cila mori 3 vota dhe Marjana Semini me 1 votë.

Zaçaj është diplomuar në vitin 1998 si juriste në Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa masterin e ka kryer në universitetin Georgetown në Washington D.C., SHBA e master në të Drejtën Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë Suffolk, SHBA.

Zaçaj ka një karrierë të pasur si pedagoge në Shkollën e Magjistraturës dhe disa universitete private ku ka dhënë lëndë si ‘E Drejta Familjare’, ‘E Drejta Bankare’, ‘E Drejta Financiare’, ‘E Drejta Tatimore e Doganore’, etj.

Po ashtu, ka qenë Drejtore Ekzekutive e avokate në Qendrën e Shërbimeve e Praktikave Ligjore të Integruara.

Të fundit