Flash News

E-TJERA

Humbi vajzën 17-vjeçare, drejtori i Akademisë Vllaznia prek me fjalët: Zoti e deshi për vete

Humbi vajzën 17-vjeçare, drejtori i Akademisë Vllaznia prek me

Alban Hasani, drejtori teknik i Akademisë së Vllaznisë, humbi vajzën e tij në moshën 17-vjeçare.

Në një reagim të shkurtër për “Shkodra Sport”, Hasani ka folur për ndarjen nga jeta të vajzës së tij Vesa.

Hasani shprehet se Zoti ka dashur që ta marrë Vesën pranë vetes para kohe.

“Zoti e paska shkruar që Vesa të largohet nga ne shumë para kohe, megjithatë në emrin tim dhe të familjes sime, dua të falënderoj të gjithë personelin e Spitalit Rajonal Shkodër, në veçanti reanimatorët dhe infermierët për përkujdesjen e treguar.

Faleminderit për gjithçka që bëtë për vajzën tonë, por Zoti mesa duket e deshi atë për vete”, shprehet Hasani.

Të fundit