Flash News

E-TJERA

Hyri në det për t'u larë, humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali

Hyri në det për t'u larë, humb jetën 22-vjeçari

Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në La Spezia, pasi u ndje keq teksa po notonte në det në zonën e Cadimare.

Sipas mediave italiane, i riu u hodh në ujë për të bërë not, por pak minuta më vonë pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore dhe mbeti i palëvizur mbi sipërfaqen e detit.

Një kalimtare që ndodhej pranë zonës ka vënë re trupin në ujë rreth 50 metra larg bregut dhe ka kërkuar menjëherë ndihmë. Thirrjet e saj janë dëgjuar nga disa të rinj që po luanin futboll në një fushë pranë plazhit, të cilët janë futur në det për të ndihmuar.

Dy të rinjtë arritën shpejt te viktima dhe e nxorën nga uji, por fatkeqësisht ai kishte humbur ndjenjat. Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet për një problem të papritur shëndetësor gjatë notit.

Të fundit