Flash News

E-TJERA

I akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt, arrestohet në Kosovë Gjelosh Krasniqi

I akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt, arrestohet në Kosovë

Është arrestuar në Kosovë Gjelosh Krasniqi, person ii akuzuar në vrasjen e Briken Sanajt te Kodra e Diellit vitin e kaluar.

Gjeloshi u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të autoriteteve shqiptare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, tha zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, Shkodran  Nikçi.

 

Të fundit