Flash News

E-TJERA

I akuzuar si anëtar i një organizate terroriste, arrestohet në Rinas shtetasi turk

I akuzuar si anëtar i një organizate terroriste, arrestohet në

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar nga autoritetet shqiptare në aeroportin e Rinasit.

I ndaluari është identifikuar si Ibrahim Karaoğlu, 67 vjeç, i cili rezulton i kërkuar ndërkombëtarisht për veprat penale “tentativë për rrëzimin e rendit kushtetues” dhe “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, sipas legjislacionit penal turk.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi u krye nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm në Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe partnerët ndërkombëtarë, pas shkëmbimit të informacionit operacional dhe kontrolleve të shtuara në pikat e hyrjes dhe daljes së vendit.

Të fundit