Flash News

E-TJERA

I dënuar 19 vjet për trafik dr*ge në Itali, arrestohet në Vlorë 53-vjeçari me dy emra

I dënuar 19 vjet për trafik dr*ge në Itali, arrestohet në

Kapet dhe vihet në pranga një person i kërkuar ndërkombëtarisht, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me mbi 19 vjet burgim.

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albania, si rezultat i inteligjencës policore dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midday”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në lagjen “10 Korriku”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj, 53 vjeç, banues në Vlorë.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit