Flash News

E-TJERA

I dënuar me 20 vjet burg në Itali, arrestohet në Shkodër anëtari i një bande kriminale

I dënuar me 20 vjet burg në Itali, arrestohet në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga me qëllim ekstradimi në Itali një 32-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë, Fatlum Murçaj u lokalizua në lagjen “Ndoc Mazi”, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim.

“Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Part of”.

Si rezultat i operacionit, u lokalizua në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër,  dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fatlum Murçaj 32 vjeç.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër”, njofton policia.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit F. M.

 

Të fundit