Flash News

E-TJERA

Krimi kontrollon vendin përmes kamerave, media greke: Skandali i ri politik po i jep një dhimbje koke Edi Ramës

Krimi kontrollon vendin përmes kamerave, media greke: Skandali i ri politik

Rrjeti i paligjshëm i vëzhgimit tregon fuqinë e krimit të organizuar në kombin ballkanik.

Skandali i ri politik po i jep një dhimbje koke Edi Ramës, duke zemëruar më tej qytetarët e revoltuar të Shqipërisë që po dalin në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e tij, veçanërisht pas çështjes së zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Gjithçka filloi kur Balkan Insight nxori në dritë një rast të instalimit të kamerave të paligjshme të vëzhgimit në rrugët e Shqipërisë nga bandat e krimit të organizuar.

Policia shqiptare ka gjetur më shumë se 500 kamera të paligjshme vëzhgimi që dyshohet se janë ngritur nga bandat për të monitoruar qytetarët dhe forcat e rendit, në një skandal që nxjerr në pah fuqinë e rrjeteve kriminale në kombin e vogël ballkanik.

Policia tha për BIRN se deri më tani 22 persona janë nën hetim për instalimin e kamerave të vëzhgimit në disa qytete që u zbuluan vetëm së fundmi nga policia.

Sipas Balkan Insight, gjatë fundjavës u zbuluan 39 kamera të paligjshme në Korçë dhe Pogradec, të instaluara ilegalisht nga grupet e krimit të organizuar me qëllim marrjen e informacionit dhe monitorimin e lëvizjeve të policisë.

Kamera ne te gjithe Shqiperine

Operacioni i policisë vijoi në Dibër dhe Gjirokastër ku u gjetën edhe tre kamera të tjera dhe u arrestuan dy persona.

Në qarkun e Fierit, në jug të vendit, janë gjetur të dielën 20 kamera të paligjshme, të instaluara në mënyrë të paligjshme nga grupet e organizuara kriminale.

Operacioni është duke u zhvilluar në disa qytete dhe deri më tani janë gjetur gjithsej qindra kamera, të vendosura në vende publike në mënyrë të paligjshme, me qëllim kontrollin e zonës dhe monitorimin e lëvizjeve të policisë.

Kamerat e paligjshme të vëzhgimit të vendosura nga bandat kriminale u gjetën fillimisht në qytetin verior të Shkodrës dhe më pas në qytete të tjera. Policia gjeti 59 kamera të paligjshme në atë qytet.

Kamerat, rreth gjysma e të cilave ndodheshin në kryeqytetin Tiranë. Ndikimi i bandave kriminale është përmendur ndër arsyet kryesore që shqiptarët të largohen nga vendi i tyre dhe të shpërngulen në vende të tjera evropiane, shkruan Financial Times.

Rasti Charles McGonigal

Arrestimi të shtunën e kaluar i ish-oficerit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së për Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, Charles McGonigal, ka shkaktuar bujë në Tiranë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë duket se janë të përfshirë në nëntë akuzat ndaj tij, duke shkaktuar kështu një furtunë reagimesh në vend. Sipas akuzës së prokurorit të Uashingtonit, zyrtari amerikan i FBI-së është takuar gjatë viteve 2017 dhe 2018 katër herë me kryeministrin Edi Rama në Tiranë dhe SHBA. Takimet u zhvilluan në prani të palëve të treta jozyrtare, të cilët mbuluan të gjitha shpenzimet.

Charles McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një oficer i inteligjencës shqiptare nën regjimin komunist. Përkthyer nga politica.gr  

Të fundit