Flash News

E-TJERA

Abuzimi me 1,2 mln euro, lirohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave

Abuzimi me 1,2 mln euro, lirohet sekretari i përgjithshëm i

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, drejtorin juridik Fatmir Hoxhën dhe përmbaruesin Alban Ruli, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave së bashku me dy personat e tjerë akuzohen se kanë kompensuar shtetasin Ilir Thana për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.

Të tre këta persona dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh.  Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa pjesa tjetër e parave Ilir Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim, por skema e mashtrimit u pikas.

Të fundit