Flash News

E-TJERA

Parlamenti i Shqipërisë miraton rezolutën në mbështetje të Kosovës, Rama bojkoton

Parlamenti i Shqipërisë miraton rezolutën në mbështetje

Pas disa orësh debat, Parlamenti  i Shqipërisë ka miratuar me 101 vota pro, dhe 1 abstenim, rezolutën për sulmet në Veri të Kosovës në 24 shtator ku mbeti i vrarë një polic.

Kujtojmë se mazhoranca dhe opozita për herë të parë u bënë bashkë në mbështetje të Kosovës. 

Kryeministri Rama nuk ishte prezent në votim dhe nuk mori pjesë, ndërkohë grupimi i Bashës edhe pse ishte prezent nuk morën pjesë në votim.

Rezoluta, thekson rëndësinë e mbrojtjes së interesave të përbashkëta dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa parashtrohen tre pika.

Në këto tre pika kërkohet hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit, si dhe për faktin që qeveria e Kosovës të punojë me aleatët ndërkombëtarë.

 

 

Të fundit