Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Arjan Ndoj, Redjan Rraja mohon akuzat: S'kam lidhje me ngjarjen

Atentati ndaj Arjan Ndoj, Redjan Rraja mohon akuzat: S'kam lidhje me

Redjan Rraja ka dalë sot para gjykatës si i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Rraja ka mohuar akuzat për përfshirje në atentat.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”, mësohet të ketë thënë Rraja në seancën gjyqësore.

I pyetur nga prokurori lidhur me faktin se profili i tij ADN-së përputhet me atë të gjetur në sendet e sekuestruara në makinën e Ndojës ditën e atentatit, Rraja hodhi dyshime se mostrat e marra prej tij në polici mund të jenë keqpërdorur.

“Më janë marrë dy herë monstrat e pështymës dhe gjurmët e gishtave në drejtorinë e policisë. Nuk e di si janë përdorur. Në një rast më janë marrë pa avokat, edhe pse kam kërkuar praninë e tij. Po ashtu më kanë marrë shumë rroba në makinën time pas arrestimit”, tha Rraja.

Të fundit