Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn

Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK kërkon burgim të

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burg përjetë për Plaurent Dervishajn, ndërsa për Julian Meçen ka kërkuar 35 vite burg, të cilët akuzohen për atentatin ndaj ish Prokurorit Arjan Ndoja në Durrës në vitin 2019.

Pretenca u paraqit nga prokurori Adnan Xholi, i cili kërkoi dënime të rënda për të dy të pandehurit.

Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës.

Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja.

Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Të fundit