Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ RENEA kontrolle, autorët të lirë

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/  RENEA kontrolle,

Policia është rikthyer sot në Lezhë për të kryer kontrolle në lidhje me atentatin ndaj çiftit Mujeci.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sot në një dalje publike.

“Policia që në momentet e para ka bërë një komunikim të drejtpërdrejtë. Hetimet kanë vijuar edhe sot në mëngjes kemi kryer disa kontrolle me forcat speciale  RENEA, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve”, tha Skënder  Hitaj.

Atentati ndodhi më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, në rrugën Balldren-Torrovicë. Drejt makinës me të cilën lëvizte çifti i bashkëshortëve Gentjana Mujeci 32 vjeç dhe Kreshnik Mujeci 39 vjeç u qëllua me breshëri plumbash.

Si pasojë të dy humbën jetën në vendin e ngjarjes.  Policia ka shpallur në kerkim Renato Mhillaj, 23 vjeç, Adriano Mhillaj, 22 vjeç dhe Florin Mhillaj, 36 vjeç, djali, nipi dhe një i afërm i viktimës Genc Mhillaj nga Torovica, i vrarë në vitin 2016.

Të fundit