Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, SPAK akuzon për trafik droge autorët

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, SPAK akuzon për trafik droge autorët

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një akuzë të re për autorët e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Akuza për trafikim të lëndëve narkotike është lëshuar për Rramazan Rrajën, nipin e Rrahman Rrajës, Plarent Dervishin, Gent alias Akil Nerjakun, Gent Pjetrin dhe Bashkim Haxhinë.

Raportohet se Prokuroria e ka bazuar akuzën e saj në dy ngarkesa me drogë të kapura në vitin 2020 dhe 2021.

Kujtojmë se i njëjti grup akuzohet edhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremi (Rrumi), ku mbeti i vrarë Andi Maloku.

Të fundit