Flash News

E-TJERA

Krimi në familje në Maliq, ky është 50-vjeçari që u vra nga i ati me çekiç

Krimi në familje në Maliq, ky është 50-vjeçari

Ky është 50 vjeçari Hamdi Bylykbashi i cili u vra nga babai i tij, Shefkiu duke e goditur me çekiç në kokë në fshatin Zvezdë  në Maliq, pasditen e së premtes.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por pas hetimeve rezultoi se kemi të bëjmë me një vrasje.

Burime nga policia bëjnë me dije se 77-vjeçari Shefki Bylykbashi në gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit. Ai ka deklaruar para policisë, se nuk ka pasur konflikt për asnjë arsye me të birin, por fakti që 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.

Mësohet se pas sherrit, viktima ka dashur ta hedhë të atin në pusin e ujit në oborr. Për pasojë 77-vjeçari e ka goditur disa herë në kokë me një çekiç që e përdorte për të thyer gurë. Për shkak të dëmtimeve, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spitalin e Korçës.

I moshuari u arrestua për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Mësohet se viktima ishte i divorcuar dhe për pasojë konsumonte alkool çdo ditë. Ai jetonte jashtë shtetit, por kishte disa muaj që ishte kthyer nga Franca.

 

 

Të fundit