Flash News

E-TJERA

Krimi në Ulqin, identifikohet 36-vjeçarja nga Lezha, dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi

Krimi në Ulqin, identifikohet 36-vjeçarja nga Lezha, dyshohet se u

Një 36-vjeçare me origjinë nga Lezha dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj në Ulqin, i cili më pas i vuri flakën banesës, me qëllim fshehjen e gjurmëve të krimit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodër të Ulqinit, ku sipas autoriteteve malazeze, në banesën ku jetonte çifti ka rënë zjarr gjatë natës së së mërkurës. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse, brenda ambienteve të djegura është gjetur trupi i pajetë i 36-vjeçares, e identifikuar si Dila Ndoj, nga Balldreni i Lezhës.

Hetimet paraprake dyshojnë se fillimisht ajo është vrarë nga bashkëjetuesi i saj, ndërsa më pas banesa është përfshirë nga flakët, në përpjekje për të humbur gjurmët e krimit.

Autori i dyshuar, Bashkim Gashi, 46 vjeç nga Kosova, është arrestuar nga policia malazeze menjëherë pas ngjarjes. Ai ka pësuar djegie të lehta, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Trupi i viktimës është dërguar në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Të fundit