Flash News

E-TJERA

I përfshirë në laboratorin e d*ogës në Frakull, arrestohet në Spanjë 49-vjeçari

I përfshirë në laboratorin e d*ogës në Frakull,

Është arrestuar në Spanjë Kevin Margjoni, 49-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit.

GJKKO-ja ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

49-vjeçari u akuzua nga SPAK si një nga personat e përfshirë në laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull. Droga përpunohej në banesën e Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull në Fier.

Të fundit