Flash News

E-TJERA

I përfshirë në skandalin 'McGonigal', kompania kineze ku punonte Dorian Duçka, sponsorizoi ekspozitën e Ramës në 2015-ën

I përfshirë në skandalin 'McGonigal', kompania kineze

Konglomerati kinez “China CEFC Energy Company Limited”, ku punonte Dorian Duçka i identifikuar në dosjen hetimore të skandalit të McGonigal si ‘Personi B, ka sponsorizuar vite më parë në 2015-ën një ekspozitë të vetë kryeministrit Rama.

Në faqen ‘Maritim Silk Road Society’, thuhet se ekspozita personale e Ramës e quajtur "Calendar Blossoms", është sponsorizuar nga CEFC nga data 26 tetor deri më 6 nëntor.

Të ftuar në ekspozitë kanë qenë edhe drejtuesit e akademisë kineze.

"China CEFC Energy Company Limited dhe China Academy of Culture Limited organizuan bashkërisht "Calendar Blossoms", ekspozitën personale të vizatimit të Z. Edi Rama në Akademinë Jao Tsung-I nga 26 tetor deri më 6 nëntor. Të ftuarit drejtues në ceremoninë e hapjes ishin z. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë; Z. Lan Huasheng, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Kulturës së Kinës; dhe znj. Regina Ip, bashkë-kryetare e Shoqërisë Detare të Rrugës së Mëndafshit. Znj. Ip vuri në dukje se ekspozita ishte domethënëse në promovimin e shkëmbimit kulturor midis Kinës dhe Shqipërisë, e cila është një nga vendet e Brezit dhe Rrugës. Ajo i gjeti mbresëlënëse veprat e zotit Rama pasi pasqyronin ndjenjat, krijimtarinë dhe talentin artistik të një politikan", shkruhet në faqe.

Dorian Duçka u shfaq në dosjen hetimore të McGonigal, si person i përfshirë në skandal dhe që ka qenë pjesë e takimeve që ish-zyrtari i FBI-së ka zhvilluar me Ramën, me iniciativën e Agron Nezës.

Duçka rezulton në aktakuzë si i punësuar pranë kompanisë kineze të energjisë CEFC. Po ashtu, Duçka është ëprfolur edhe për lidhje të ngushta me Hunter Biden, djalin e presidentit Joe Biden.

Të fundit