Flash News

E-TJERA

I qëllimshëm apo aksidental? Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Lushnjë

I qëllimshëm apo aksidental? Përfshihet nga flakët tregu i

Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit ka përfshirë një pjesë të tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, duke shkaktuar dëme materiale në disa prej tezgave të tregtarëve ambulantë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë djegur mbulesat plastike dhe strukturat e disa pikave të shitjes, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në pjesën tjetër të tregut.

Tregu, i cili ishte rikonstruktuar rreth tre vite më parë, pësoi dëmtime kryesisht në zonën ku ushtrojnë aktivitet tregtarët ambulantë. Në vendngjarje ndodhen grupet e emergjencave civile dhe përfaqësues të bashkisë, të cilët po kryejnë verifikimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një incident aksidental apo për zjarrvënie të qëllimshme.

Të fundit