Flash News

E-TJERA

“I shkuan në zyrë”, detaje nga arrestimi i ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës

“I shkuan në zyrë”, detaje nga arrestimi i

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga arrestimi i saj. Ajo tha se Dashi është arrestuar në zyrë dhe i kanë sekuestruar edhe celularin.

Lala thotë se bëhet fjalë për çështjen e tjetërsimit të pronave tre vite më parë, kohë kur punonte si drejtoreshë e Kadastrës Durrës.

“Rajmonda Dashi sipas të dhënave rezulton se punonte në drejtorinë Kamëz Vorë. Bëhet fjalë për një çështje që ka nisur tre vite me parë dhe bëhet fjalë për tjetërsimin e pronave në kohën kur ajo ishte drejtoreshë në Kadastrën Durrës. Mësohet se i kanë sekuestruar edhe celularin.

Ende nuk ka një reagim në lidhje me këtë dalim, por mësohet se oficerët e kanë informuar brenda në zyrën e saj të punës. I kanë sekuestruar celularin dhe më pas e kanë ndaluar”, tha Lala.

Të fundit