Flash News

E-TJERA

I vendoset tritol lokalit të një gruaje në Tiranë

I vendoset tritol lokalit të një gruaje në Tiranë

Një sai lënde plasëse i është vënë një lokali në pronësi të shtetases Sh. Gj në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë.

Si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar aty pranë.

 “Më datë 05.10.2023, rreth orës 10:10, është marrë njoftim se në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në vetratën e lokalit të shtetases Sh. Gj. dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar.”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit