Flash News

E-TJERA

I vetëm në protestë, i moshuari thirrje Ramës: Mos luaj me ditët e fundit të jetës sonë

I vetëm në protestë, i moshuari thirrje Ramës: Mos luaj me

Pensionistët protestuan dje para Parlamentit dhe kërkuar që qeveria të rrisë pensionet.

Ndërsa sot, një prej tyre ka dalë i vetëm për të protestuar para Kryeministrisë. I moshuari kërkoi nga kryeministrit Rama të mos luajë me bonusin dhe ditët e fundit të jetës së pensionistëve.

Ai tha se me pensionin që merr është i pamundur përballimi i kostove të jetesës.

“Turp! Mos luaj me bonusin e pensionistëve! Bonusi u tha që do të jepej në mars para zgjedhjeve. Perimet janë rritur dy herë, për frutat nuk bëhet fjalë. Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë. Protestoj jo se do të sjell ndryshimin por të shpreh urrejtje ndaj deputetëve që votuan dyfishimin e rrogës tonë”, tha ai.

Të fundit