Flash News

E-TJERA

I vuri flakën “Benz-it” në Korçë, autori pësoi djegie edhe vetë (video)

I vuri flakën “Benz-it” në Korçë, autori

Një mjet tip “Benz” ka shpërthyer në flakë rreth orës 01:10 në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”.

Sipas policisë, mjeti ishte në pronësi të shtetasit K. C, i cili nuk rezulton të jetë me precedent penal. Aktualisht nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

“Korçë/Informacion paraprak: Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njoftoi Policia e Korçës.

Pamjet e sigurisë tregojnë momentin kur autori afrohet me një sasi lënde djegëse të cilën e hedh në pjesën e përparme të “Benz-it”. Siç shihet edhe në video, në momentin që autori i vë flakën ka pësuar djegie edhe vetë.

Deri tani nuk raportohet që të jetë paraqitur për ndihmë mjekësore në spital.

Të fundit