Flash News

E-TJERA

Igli Tare mbyll kapitullin me Milanin, merr me vete kujtimin simbolik nga “Rossonerët”

Igli Tare mbyll kapitullin me Milanin, merr me vete kujtimin simbolik nga

Igli Tare i ka dhënë fund zyrtarisht aventurës së tij te Milani. Mëngjesin e sotëm, ish-drejtori sportiv është rikthyer në selinë qendrore të klubit kuqezi në “Via Aldo Rossi”, ku ka përfunduar procedurat e largimit dhe ka boshatisur zyrën e tij.

Pas një eksperience relativisht të shkurtër në strukturat drejtuese të klubit italian, Tare është përshëndetur me punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Milanit, duke mbyllur kështu kapitullin e tij njëvjeçar me “Rossonerët”.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari ka marrë me vete edhe një pikturë simbolike me fanellën e Milanit, si kujtim nga periudha e kaluar në klub.

Largimi i Tares vjen në një moment delikat për Milanin, i cili po përgatitet për ndryshime të rëndësishme në nivel drejtues dhe teknik. Ndërkohë, pronari Gerry Cardinale është larguar drejt New York-ut, ndërsa brenda klubit vijojnë diskutimet për emrat që do të drejtojnë projektin e ri sportiv.

Të fundit