
Flash News
Grabitje me armë në një farmaci në Tiranë, autori merr xhiron ditore
Aksident në autostradën Levan-Vlorë, ndërron jetë një person, një tjetër në gjendje të rëndë
Para në këmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtor i Kadastrës në Berat
Covid-19, rritet sërish numri i viktimave dhe i rasteve të reja në 24 orë
Vonesat nga AstraZeneca, BE kërcënon të bllokojë eksportet e vaksinave anti-Covid jashtë bllokut
Ilir Pecnikaj: E patolerueshme fshehja e burimit të dozave të vaksinës
Petagogu dhe anëtari i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Pecnikaj vijon t'i qëndrojë mendimit se nuk ka transparencë në lidhje me raportimet e të dhënave ditore nga Covid-19, pasi sipas tij numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë duhet të jetë shumë më i lartë nga ai që raportohet.
Në një intervistë për "ABCnews", Pecnikaj tha se situata me Covid-in në vendin tonë është e vështirë dhe theksoi se është e patolerueshme se si kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë bëjnë me dije se kanë siguruar dozat e para të vaksinës, por që nuk tregojnë burimin nga janë marrë.
Sipas tij, me këtë sjellje është e pamundur që të sigurohet besueshmëria te qytetarët.
“Pra është e rëndësishme kapja në kohë e kësaj sëmundje. qeveria po përdor një metodë të ulët dhe po bën transparent vetëm personat që humbin jetën në spital me tampon pozitiv. I qëndroj idesë se po fshihet numri i viktimave dhe nuk po llogariten vdekjet që ndodhen në spitalet rajonale dhe nuk llogaritet tek shifra e viktimave. Këtë e ka pranuar dhe vetë Rakacolli që ka theksuar se llogaritjen do e bëjnë në fund. Por kjo nuk është një luftë por është një emergjencë.
Është e pafalshme që një kryeministër dhe ministre Shëndetësie thotë se ne kemi marrë injeksione vaksine por nuk e deklarojmë burimin. Në këtë situatë duhet të ketë transparencë të plotë pasi është e detyrueshme transparenca në një situatë e tillë. E njëjta gjë u bë edhe për Covid 4 ku u bë një investim prej 10 mln eurosh dhe kryeministri tha se nuk do e bëjë publike nga kanë ardhur. Kjo qeveri nuk ka asnjë politike qoftë testimi apo shërimi, apo të vaksinë", ka thënë ai.
Ditari politik









Të fundit







Grabitje me armë në një farmaci në Tiranë, autori merr xhiron ditore
26 Janar 2021, 21:17
Shenjat e horoskopit që kanë tendencën të përjetojnë depresion
26 Janar 2021, 20:52

Astrit Patozi tregon zonën ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit
26 Janar 2021, 20:37
"Kanë qenë tre net shumë të vështira", Dojna Mema reagon për ngjarjen e "Just Dance"
26 Janar 2021, 20:32

Vajza e Monica Belluccit imazh i "Dolce & Gabbana"
26 Janar 2021, 19:56
Dritan Dajti dërgohet me urgjencë në spital, policia “blindon” QSUT-në
26 Janar 2021, 19:48
Para në këmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtor i Kadastrës në Berat
26 Janar 2021, 19:39

Pse burrat me mjekër janë më tërheqës
26 Janar 2021, 19:22


Shyamala Gopalan, gruaja që frymëzoi Kamala Harris
26 Janar 2021, 18:16
Gabimet që bëjnë meshkujt në takimin e parë
26 Janar 2021, 17:58

Evolucioni i Halle Berry
26 Janar 2021, 17:18