Flash News

E-TJERA

Inceneratori/ Haxhiu: Veliaj frikë nga SPAK, kërkon mbështetje në Uashington

Inceneratori/ Haxhiu: Veliaj frikë nga SPAK, kërkon mbështetje

Analisti Baton Haxhiu ka paralajmëruar se ditët në vijim mund të ketë zhvillime të rëndësishme për inceneratorin e Tiranës.

Gjatë emisionit “Opinion”, Haxhiu ka deklaruar se kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt i ka hyrë frika dhe me vizitat e fundit në Uashington po kërkon mbështetjen e amerikanëve që t’i “shpëtojë” hetimeve për aferën e inceneratorit të Tiranës i cili është nën sekuestro.

Presidente, ministra, kryetare bashkie, përfshi dhe atë që kërkon mbështetje ne Uashington janë te trembur nga SPAK. E kam fjalën për kryetarin e Bashkisë Tiranë , Erion Veliajn që me vizitat në Uashington kërkon mbështetje për SPAK”, deklaroi Haxhiu.

Shpesh herë opozita e ka denoncuar Veliajn si politikanin kryesor të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës, por SPAK deri në këto momente ka hezituar dhe ende nuk ka nisur hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Të fundit